Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi Tokion dhe zonat përreth këtë pasdite (me orën lokale), tha Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA), një ditë pasi qeveria lëshoi paralajmërimin e saj të parë ndonjëherë për një tërmet të madh në brigjet e saj në Oqeanin Paqësor.
Sipas JMA, epiqendra e tërmetit ishte në prefekturën Kanagaëa në Japoninë lindore. Qeveria lëshoi një paralajmërim urgjent për një tërmet të fortë në kryeqytet dhe në prefekturat Kanagawa, Saitama, Yamanashi dhe Shizuoka, pa paralajmërim për cunami.
Metroja e Tokios u ndal në të paktën një nga linjat e saj të trenave, por shërbimi rifilloi shpejt. Nuk ka raportime për dëme në termocentralet në Kanagawa, sipas transmetuesit publik NHK, duke cituar ministrinë e industrisë.
Termocentrali bërthamor Hamaoka në prefekturën Shizuoka nuk është prekur nga tërmeti, njoftoi gjithashtu televizioni publik, duke cituar Chubu Electric Power./abcnews/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...