Muriqi drejt Beskitasit? Arrihet marrëveshja

13:24 | 9 Gusht 2024
KRG

Vedat Muriqi po përgatitet të largohet nga Mallorca pas katër vitesh në La Liga dhe të kthehet në Turqi.

Sulmuesi kosovar, i cili ishte një nga lojtarët kyç për skuadrën e Mallorcës gjatë dy sezoneve e gjysmë, është lidhur me një rikthim në Superligën e Turqisë këtë verë.

Sipas raportimeve nga mediumi turk Aksam, përcjell Arbresh.info, Muriqi ka arritur një marrëveshje për t’u transferuar te Besiktasi me një kontratë dyvjeçare.

Në rast se Besiktasi nuk mund të finalizojë blerjen e sulmuesit 30-vjeçar nga Prizreni, ka mundësi që ai të transferohet në huazim.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se në cilën skuadërr do të vazhdojë karrierën “pirati” kosovar. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme