Hasani: Republika e Shqipërisë ofron shërbimin e Deklaratës Noteriale për udhëtimin e fëmijëve

12:48 | 9 Gusht 2024
A B

Ministri  i Punëve të Jashtëme në Shqipëri, Igli Hasani tha se Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Shqipërisë do të ofrojnë shërbimin e Deklaratës Noteriale.

Përmes një postimi në Facebook, Hasani ka bërë të ditur se ky shërbim për fëmijët që do të udhëtojnë ofrohet me njërin nga prindërit e fëmijëve apo personin më të afërt.

“Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Shqipërisë ofrojnë shërbimin e Deklaratës Noteriale për udhëtimin e fëmijëve me njërin nga prindërit apo personin më të afërt të familjes”, ka shkruar Hasani.

Ky shërbim mund të ofrohet vetëm online./Arbresh.info/

 

Të ngjashme