Fenerbahçe nën drejtimin e Jose Mourinhos, po e ndjek ngushtë Sofyan Amrabat dhe është në garë me Galatasaray për mesfushorin e Fiorentinës.
Amrabat i cili është 27-vjeçar nga Maroku, u kthye në Firencë muajin e kaluar pas një sezoni në huazim te Manchester United, të cilët nuk aktivizuan opsionin e blerjes dhe tani po përpiqen të negociojnë një çmim më të ulët për të.
Manchester United nuk arriti të arrijë një marrëveshje për Amrabat, i cili ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Fiorentinën dhe nuk është pjesë e projektit të ri të Raffaele Palladino.
Në javët e fundit, Fenerbahçe ka shfaqur interes serioz për lojtarin, përcjell Arbresh.info.
Sipas Gianluca Di Marzio, Fenerbahçe dhe Galatasaray po garojnë për të siguruar Amrabat, dhe të dy klubet janë duke përpjekur të bindin mesfushorin për të bërë transferimin.
Asnjë nga ofertat nuk është pranuar ende nga Fiorentina, ndërsa priten zhvillime të reja në javët e ardhshme, pasi Fiorentina dëshiron të shesë Amrabat para fundit të muajit dhe të sjellë një zëvendësues, me Weston McKennie të Juventusit. /Arnresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...