Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset rëndë minatori 33-vjeçar, do transportohet me helikopter drejt Tiranës

11:55 | 9 Gusht 2024
A B

Një minator 33 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë këtë të premte në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.

Mësohet se minatori 33 vjeçar me inicialet N.A ka qenë në frontin e punës teksa është goditur nga një masiv gurësh.

Ai është nxjerrë jashtë galerisë nga kolegët e tij dhe është transportuar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës.

Mësohet se bluzat e bardha të këtij spitali kanë kërkuar transportimin me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit në punë të 33 vjeçarit./oranews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme