Gjirokastër, tuneli i Luftës së Ftohtë më i vizituari nga turistët e huaj

11:25 | 9 Gusht 2024
A B

Në Gjirokastër Tuneli i Luftës së Ftohtë është një prej atraksioneve më të frekuentuara nga turistë vendas, por kryesisht të huaj. I ndërtuar rreth 84 metra nën nivelin e kështjellës, në të gjenden zyrat e Vetkomandës së Shtabit të Mbrojtjes dhe objekte të  ndryshme të luftës.

Turistë e shumtë që vizitojnë këtë objekt pohojnë se u pëlqen për historinë që mbart ky tunel dhe do t’ua rekomandojnë dhe miqve të tyre.

Jam nga Brazili. Sapo vizituam tunelin i cili ka një histori fantastike që na pëlqeu shumë. Më duket një prej objekteve më interesante në këtë qytet. Kisha dëgjuar më parë për këtë qytet dhe vendosa që ta vizitoj tani,” thotë një prej tyre.

Është hera ime e parë në këtë qytet. Më pëlqen pasi ka shumë ndryshim nga vendi im që është Brazili. Vizituam këtë muze që ka histori dhe objekte shumë të lashta. Ky qytet i vjetër ka një histori të veçantë dhe çdo gjë është perfekte. Do ta rekomandoj dhe te miqtë e mi që ta vizitojnë sa më parë,” thotë një tjetër turist nga Brazili.

Tuneli i Luftës së Ftohtë është ndërtuar në fund të viteve 1960. Në të ndodhen rreth 56 dhoma, ku shumë turistë preferojnë t’i shikojnë dhe prekin nga afër këto asete të kohës./rtsh/

Të ngjashme