Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, po vazhdon takimet në Shtetet e Bashkuara.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka treguar se ka përfunduar me një takim në “Heritage Foundation”, që është organizatë me ndikim dhe e afërt me Partinë Republikane, shkruan Arbresh.info.
“Pata nderin të takoj James Carafano, një nga udhëheqësit kryesorë për politikë të jashtme dhe siguri në këtë fondacion dhe Max Primorac, ekspert i lartë në Qendrën “Margaret Thatcher”. Me Carafano, që është zë i respektuar republikan dhe personalitet i njohur publik, diskutuam për situatën në Kosovë dhe bashkëpunimin bilateral. Kosova ka qenë e bekuar me përkrahjen bipartizane, qoftë nga administrata e demokratëve, ashtu edhe ajo e republikanëve. Shteti ynë duhet ta ruajë këtë vlerë dhe të përmbahet nga animet eventuale në politikën dhe preferencat zgjedhore të qytetarëve amerikanë”, ka shkruar Hamza.
Hamza ka theksuar se Kosova ka miq dhe i duhen miq në tërë peizazhin politik amerikan.
“Prandaj edhe takimet e mia kanë në fokus ndërtimin e lidhjeve të fuqishme, si me demokratët dhe administratën Biden, ashtu edhe me republikanët dhe zyrtarët e administratës së ish Presidentit Trump”, ka shkruar ai.
Hamza ka theksuar se polarizimi në Kosovë nuk duhet të eksportohet.
“Na nevojitet puna e përbashkët. Ky ishte edhe premtimi im ndaj zyrtarëve në Heritage Foundation, Atlantic Council dhe ekspertëve të tjerë që takova këto ditë”, ka theksuar ai./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...