Donald Trump tha se ai do të preferonte të kandidonte kundër zëvendëspresidentes Kamala Harris në vend të presidentit Joe Biden.
“Na është dhënë Joe Biden dhe tani na është dhënë dikush tjetër. Dhe unë mendoj sinqerisht, do të preferoja të kandidoj kundër dikujt tjetër”, tha Trump në një konferencë shtypi të enjten.
Trump sulmoi qëndrimet politike të Harris dhe tha se ajo është një “person i majtë radikal”.
“Ata mund të bien dakord ose jo. Nuk e di nëse do të pajtohen. Ajo nuk ka bërë një intervistë. Ajo nuk mund të bëjë një intervistë. Ajo mezi është kompetente dhe nuk mund të bëjë një intervistë, por pres me padurim debatet,” tha ai.
Harris u bë kandidatja zyrtare e demokratëve për presidente në fillim të kësaj jave pasi Biden njoftoi se nuk do të kandidojë për rizgjedhje muajin e kaluar.
Kjo është konferenca e parë për shtyp e ish-presidentit që kur Harris njoftoi se guvernatori i Minesotës, Tim Walz, do të jetë kandidati i saj./abcnews.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...