Edhe një person tjetër është ndaluar si i dyshuar për përfshirjen në rrahjen e para disa netësh në një klub të natës në Pejë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar edhe një person për rrahjen e para disa netësh në një klub të natës në Pejë, i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”, tha Nikçi.
Reperi Noizy është arrestuar në Shqipëri dhe kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Kosovë.
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest në burg” për reperin Noizy dhe Dj Crax.
Seanca u shqyrtua me dyer të mbyllura. Pas këtij vendimi, u bë e ditur se kanë nisur edhe procedurat për ekstradimin në Kosovë.
Gjykata thekson se një kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa kundër vendimit mund të ankimohet në Apel.
LEXO EDHE:
Gjykata e Tiranës lë në burg Noizyn dhe Dj Crax, vendos ekstradimin drejt Kosovës
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...