Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, tha të enjten se blloku mund të shtojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, nëse administrata në Prishtinë vazhdon me veprime të njëanshme e të pa bashkërenduara, në veriun e banuar me shumicë serbe.
Ai i bëri këto komente në një konferencë për shtypin në Bruksel, i pyetur rreth mbylljes së degëve të Postës së Serbisë dhe planeve të Prishtinës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës në komunën veriore të banuar me shumicë serbe dhe atë jugore me shumicë shqiptare.
Zëdhënësi i Qeverisë, përparim Kryeziu duke komentuar këto deklarata të BE-së tha se masat kanë qenë të padrejta dhe se ato nuk janë zgjidhje.
“Masat nuk janë zgjidhje. Koha e ka dëshmuar që masat e BE-së ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta. Ato vazhdojnë të jenë të tilla për aq kohë sa janë në fuqi. Shtimi i tyre vetëm sa do ta thellonte padrejtësinë. “, tha Kryeziu në një përgjigej për Arbresh.info.
Ai kritikoi BE-në se nuk ka ndërrmarë asgjë ndaj Serbisë pas sulmit në Banjskë ku dhe u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Në anën tjetër shtrohet pyetja çfarë masa ndërmorri BE ndaj Serbisë e cila pas sulmit terrorist dhe paramilitar shpalli Ditë Kombëtare Zie për tre terroristët e vrarë në Banjskë, kreun e të cilëve, Millan Radoiçiq e strehon dhe financon?”, tha ai.
Sa i përket mbylljes së postave serbe në veri, Kryeziu e vlerësoi si çështje e sundimit të ligjit, teksa shtoi se Kosova ka nevojë për mbështjetjen e BE-se dhe SHBA-së.
“Ne kemi nevojë për mbështetjen e BE-së por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe të respektimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Mbyllja e nëntë zyreve të Postës së Serbisë të cilat kanë operuar pa licencës dhe në mënyrë ilegale, është çështje e sundimit të ligjit.”, u shpreh ai.
Edhe hapja e Urës së Ibrit sipas Kryeziut është çështje e sundimit të ligjit e respektim i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.
“Ndërkaq hapja e urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër është çështje e lirisë së plotë të lëvizjes, sundimit të ligjit dhe respektimit të marrëveshjeve të dala nga Brukseli që në vitin 2015, përveçse kontributi i drejtpërdrejt i integrimit të mëtejmë të qytetarëve tanë.”, shtoi ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...