Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit R.M, për shkak të dyshimit të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” .
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 07.08.2024, rreth orës 17:00, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, duke drejtuar automjetin e tipit “Opel Corsa”, në drejtim të rrugës magjistrale, i cili duke lëvizur ne shiritin e djathtë të drejtimit lëvizës dhe kur arrin në afërsi të hyrjes për në lagjen “Iliria” i njëjti nga pakujdesia shkel ligjin për trafikun publik, duke mos i’a përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve dhe rrethanave në rrugë në vendbanim, në mënyrë që të ndalet me kohë para çdo pengese që mund të paraqitet.
“Për pasojë derisa e ndjera Z.T.,- shtetase e Shqipërisë, ka qenë duke lëvizur – trupuar rrugën ne vendkalimin për këmbësor nga hyrja e lagjes”Iliria” për në anën tjetër te rrugës, me pjesën e përparme të anës se djathtë është goditur nga automjeti, si rezultat i së cilës fillimisht e ndjera dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe nga aty dërgohet në Qendrën Klinike Univeristarë të Kosovës (QKUK)-Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë, me të cilën do të kryente veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të KPRK-së.”, njofton prokuroria.
“Po ashtu, për të pandehurin ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në pikën I, si ngasës i automjetit – tani i pandehuri nuk i ofron ndihmë personit të lënduar- tashmë të ndjerës Z.T., duke ikur nga vendi i ngjarjes dhe duke e lënë të ndjerën pa i ofruar ndihmë si dhe nuk ka njoftuar numrat e emergjencës qe janë policia dhe ndihma e parë-ambulanta dhe për pasojë personi – tani i ndjerë – fillimisht ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pastaj pas rreth dy ore ka ndërruar jetë në QKUK-në Prishtinë , me të cilën do te kryente veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” nga neni 374 paragrafi 3 i KPRK-së.”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.
I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data 07 Gusht 2024, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Këmbësorja goditet për vdekje nga vetura në Ferizaj, arrestohet një 18 vjeçar
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...