Një zjarrfikës ka humbur jetën këtë të enjte në Krushevë të Klinës gjatë kryerjes së detyrës së tij.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, e ka konfirmuar rastin për Arbresh.info
Gashi tha se i ndjeri ishte duke shuar një zjarr në Krushevë të Vogël kur ka rënë dhe është rrëzuar.
“Rreth orës 13:50 stacioni policor ka pranuar një informatë për një zjarrvënie në Krushevë të Vogël të Klinës. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Në kohën kur zjarrfikësit kanë filluar të intervenojnë, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë. Ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi./Arbresh.info
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...