Google ADS

Stresi nuk po i ndalë ofendimet ndaj ministrisë Haxhiu, e quan “zdralicë”

15:48 | 8 Gusht 2024
R J

Reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj apo Stresi po vazhdon t’i mbajë ndjekësit e përditësuar mbi zhvillimet e fundit nga arrestimi i Noizyt dhe DJ i tij.

Ai po vazhdon ofendimet ndaj ministrës së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke e quajtur “zdralicë”, teksa i ka kërkuar të merret me rastin e Faton Hajrizit.

“Ma mirë ekstrado trupin e Fatonit, se sa me u merr me ne”, ka shkruar ai.

Tutje, Stresi ka kërkuar nga njësiti i Policisë së Shqipërisë ‘Eurofast’ që të qëndrojë larg tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme