Rritja e çmimeve në vend është ndalur gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave të Instat, inflacioni mbetet në shifrat më të ulëta të regjistruara që prej qershorit 2021 duke u pozicionuar në nivelin 2.1%.
Luhatje minimale janë shënuar në çmimin e ushqimeve që janë rritur me më pak se 1% ndjekur nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” si dhe çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”.
Banka e Shqipërisë theksoi në daljen e fundit se Shqipëria tashmë e ka tejkaluar krizën e çmimeve ndërsa niveli i inflacionit mbetet poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%.
Në tetor 2022 inflacioni arriti nivelin më të lartë që nga 1998-a, me 8.3% e nxitur nga pandemia dhe nisja e konfliktit Rusi-Ukrainë. Ky është një sinjal që Banka e Shqipërisë mund të vijojë uljen e normës së interesit.
Aktualisht norma bazë të interesit u ul me 0.25% duke e çuar në 3% nga 3.25%. Lehtësimi i politikës monetare është një stimul më shumë për ekonominë.
Sipas Bankës së Shqipërisë rënia e inflacionit gjatë tremujorit të dytë ka pasqyruar reduktimin e shpejtë të inflacionit të importuar, ndërkohë që presionet e brendshme inflacioniste shfaqen më të qëndrueshme.
Po ashtu një tjetër faktor është edhe ndikimi i kursit të këmbimit ku euro prej disa muajsh qëndron në kufijtë e 100 lekëve.
NIVELI I INFLACIONIT
Korrik 2024 2.1%
Qershor 2024 2.1%./abcnews/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut