Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka theksuar se hapja e urës mbi lumin Ibër është një veprim i duhur dhe do t’i ndihmojë bashkëpunimit dhe mirëkuptimin ndërmjet komuniteteve, dhe se një gjë e tillë është paraparë shumë vjet më parë në kuadër të marrëveshjes së arritur në Bruksel.
“Në atë plan thuhet se rivitalizimi i urës do të kontribuojë shumë në lehtësimin e kontakteve ndërmjet të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut dhe kështu do të kontribuojë në zhvillimin dhe mirëkuptimin e tyre. Konsideroj se jo vetëm që nuk ka arsye, por edhe është absurde vazhdimi i mbajtjes së urës mbyllur. Sipas vetë natyrës së urave kjo urë duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe hapja e saj nuk do të jetë dhe nuk është kundër askujt. Jemi të bindur se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikon paqen dhe sigurinë, por përkundrazi e sforcon atë”, tha Krasniqi.
Ai një deklaratë të tillë e bëri gjatë takimit me temën “Bashkëpunimi ndëretnik” në Komunën e Mitrovicës së Veriut, e ku krahas tij po marrin pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Erden Atiq, Veton Elshani, zv/drejtor rajonal i Policisë së Kosovës, Jeta Tela shefe e kabinetit të MPB-së, qytetarë si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.
Krasniqi tha se si qeveri i kanë mbështetur qytetarët në përgjithësi, e sidomos qytetarët e komunitetit serb për t’u pajisur me dokumente, gjë që sipas tij ka shënuar rritje.
“Për një qytetari aktive nevojitet edhe roli i qytetarisë aktive, shoqëria civile duhet t’i mbajë të informuar qytetarët”, tha ai.
Ndërkaq, Erden Atiq, kryetar i Komunës së Mitrovicës së Veriut theksoi se gjatë qeverisjes së tij janë munduar që t’i zgjidhin brengat e qytetarëve.
“Kemi të bëjmë me një komunë komplekse, po punojmë me punë të mirëllogaritura që mos të shkaktojmë pakënaqësi. Mbi 90 përqind të qytetarëve që kanë halle dhe brenga i kemi takuar dhe jemi munduar me i zgjidhë hallet e tyre. Demokratizimi është shumë me rëndësi për mua. Sa i përket temës së qarkullimit te lëvizjes së lirë jemi të hapur t’i dëgjojmë brengat dhe t’ju përgjigjemi”, tha ai./rtk
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...