Një sherr për krevatin është bërë shkak për tragjedinë që ka ndodhur në një shtëpi private për të moshuarit në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm kur 78-vjeçari, Zyhdi Shehu nisi t’i kërkonte llogari shokut të tij të dhomës, Virxhil Vesho se “përse i kishte zënë krevatin.”
Shehu dyshohet se e ka qëlluar 82-vjeçarin disa herë me bastun, në disa pjesë të trupit duke e lënë për pasojë të vdekur në vend, raporton A2Cnn.
Mësohet se të dy të moshuarit janë me sklerozë. Autori i dyshuar qëndronte në azilin privat prej një viti, kurse viktima prej katër vitesh. 78-vjeçari Zyhdi Shehu është vënë në pranga pas ngjarjes së rëndë.
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...