Google ADS

Arrestohet politikani serb në veri, pengoi punëtorët të cilët po lyenin urën e Ibrit

11:43 | 8 Gusht 2024
E.H

Është arrestuar sot në veri politikani serb, Alleksandar Arsenijeviq pasi ka penguar punëtorët e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhëratë policor.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për veriun, Veton Elshani.

Politikani i partisë Demokracia Serbe është arrestuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.

Ndryshe sot në Mitrovicën e Veriut do të mbahet një takim ku do të diskutohet për përfitimet që sjell hapja e Urës së Ibrit.

Ndërsa, hapja e Urës së Ibrit është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian dhe ShBA, ndërsa janë bërë edhe inspektimet dhe rregullimi për qarkullim./Arbresh.info

Lexo edhe:

Protestojnë serbët sot në veri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme