Shtiu në drejtim të kafshëve, arrestohet Drenicaku

10:56 | 8 Gusht 2024
A B

Është arrestuar një person në Skenderaj i cili kishte shtënë në drejtim të një kafshe, nga copëzat e plumbit është lënduar edhe një person.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet  se nga pakujdesia  ka  shtënë/gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një kafshe (dëmtues i shpezëve), ku si pasojë një person është lënduar nga saçma (copëzat) e kthyer nga toka”, tha policia në raport.

I dyshuari është dërguar në mbajtje më vendim të prokurorit./Arbresh.info/

Të ngjashme