Sinani paralajmërojn protestë në Bujanoc: Të gjithë bashkë pa dallim, si shqiptarë të diskriminuar

10:42 | 8 Gusht 2024
E.K

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar organizimin e një proteste që do të mbahet të hënën në qytetin e Bujanocit. Protesta do të fillojë në orën 12:00.

Me anë të një postimi në Facebook, Sinani ka shkruar se shqiptarët vazhdojnë të përballen me mohimin e të drejtave të tyre themelore nga Qeveria e Beogradit.

“Prandaj, na duhet çdo formë që për synim ka sensibilizimin e çështjes tonë. Për pozitën tonë, si pakica më e shkelur, rrugës institucionale është koha t’ia bashkangjesim edhe ngritjen e zërit në rrugë. Përmes PROTESTËS. Të gjithë bashkë, pa dallim. Si shqiptarë të diskriminuar. Takohemi më 12 gusht, ditë e hënë, me fillim nga ora 12:00, në Sheshin e Bujanocit”, ka shkruar Sinani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme