Adoleshentja australiane, Arisa Trew fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” dhe kështu hyri në historinë e vendit të saj si fituesja më e re e çmimit më të shkëlqyer në ekspozitën më të madhe sportive në botë.
Trew fitoi medaljen e artë në skateboard në moshën 14 vjeç e 86 ditë, dhe në finale mundi japonezen 15-vjeçare Cocona Hiraki dhe 16-vjeçaren britanike Sky Broën.
Kjo vepër e madhe e vajzës australiane është shumë mbresëlënëse, por fakti që ajo nuk është fituesja më e re e artë në Lojërat Olimpike në histori tingëllon paksa e pabesueshme.
Australiania është vetëm e nënta në listën e fituesve më të rinj të të gjitha kohërave.
Përpara saj janë notarja Krisztina Egerszegi 14 vjeç e 41 ditë, Seul 1988), notarja Kyoko Iwasaki (14 vjeç e 6 ditë, Barcelona 1992), zhytësi Fu Mingxia (13 vjeç, 345 ditë, Barcelona 1992) dhe skateboarderja Momijish (13 vjet e 330 ditë, Tokio 2021).
Top treshja mbyllet me kajakistin Klaus Zerta (13 vjet e 283 ditë, Romë 1960), zhytësen Marjorie Gestring (13 vjet e 267 ditë, Berlin 1936) në vendin e dytë dhe patinatorin e shpejtësisë Kim Yun-Mi si rekordmen me (13 vjet e 86 ditë, Lillehammer 1994). /Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...