Google ADS

Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e 26-vjeçarit në Pejë, dyshohet për vjedhje të rëndë

09:17 | 8 Gusht 2024
E.H

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarë për arrestimin e një personi në Pejë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Personi i kërkuar është Lirim (Zymer) Kurtaj i lindur me 13.05.1998 në Trestenik të Pejës, ndërsa policia ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, të lajmëroj policinë, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• Lirim (Zymer) KURTAJ i lindur me 13.05.1998 nё Trestenik-Pejё.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

• ‘Vjedhje e rёndё’

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme