Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport kanë organizuar pritjen solemne për ekipin olimpik në Pejë.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s’e nuk është hera e parë, që e përjetojmë këtë adrenalinë, prandaj Komuna e Pejës, Ju falënderon për emocionet, që i sollët nga Franca.
“Faleminderit për dy medalje të tjera, faleminderit për pesë medaljet edhe shumë angazhime të tjera në rrugëtimin tuaj të gjatë, sepse jeni imazhi më i bukur për të reflektuar s’e Kosova dhe Peja në Ju ka shpresë.”, thuhet në faqen zyrtare të komunës në Facebook.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka ndarë mirënjohje për kryemjeshtrin Driton Kuka, trajneren Majlinda Kelmendi, Laura Fazliun, Distria Krasniqin.
“Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka ndarë mirënjohje për njeriun më meritor, që Kosova e ka këtë imazh botëror, kryemjeshtrin z.Driton Kuka, një kolose të madhe të sportit shqiptar, kampionen e parë olimpike, e cila gjithmonë do të mbahet mend dhe tani trajnere shumë e suksesshme, znj.Majlinda Kelmendi, një vajzë, e cila ka sakrifikuar shumë tash e dhjetë vite dhe është ndarë nga familja e saj në Mitrovicë për të jetuar në Pejë dhe për t’u shndërruar në kampione të madhe znj.Laura Fazliu, e vetmja me dy medalje olimpike, znj.Distria Krasniqi dhe falënderime për z.Fatos Tabaku, i cili është zëri i parë, që na njofton për secilin sukses. Ju faleminderit përzemërsisht të gjithëve!”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...