E ardhmja e Armando Brojës te Chelsea vijon të mbetet shumë e paqartë. Sulmuesi ishte pjesë e “Bluve të Londrës” në miqësoret e verës me trajnerin Enzo Maresca që megjithatë nuk i dha shumë hapësirë.
Tashmë, kur sezoni i ri është në prag, mediat britanike bëjnë të ditur se 22-vjeçari shqiptar do të mbajë një takim “kokë më kokë” me teknikun italian, për të kuptuar më shumë rreth planeve të tij. Një takim që me siguri do të përcaktojë edhe të ardhmen e Brojës, teksa sulmuesi i kombëtares ka disa opsione për të ardhmen.
Everton dhe Wolverhampton janë gati të investojnë për Armando Brojën, megjithatë fillimisht sulmuesi do të diskutojë me Marescën dhe vetëm më pas do të vendosë për të ardhmen./Ss
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...