Google ADS

Bajqinovci pyet opozitën: A jeni për hapjen e urës së Ibrit?

21:35 | 7 Gusht 2024
E.G

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bjaqinovci ka pyetur opozitën nëse janë pro apo kundër hapjes së urës së Ibrit.

Me anë të një postimi në Facebook, Bajqinovci pretendon që opozita ka frikë nga Peter Stano – zëdhënësi i BE-së.

“Shprehu opozitë, PO ose JO!” – ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

A është opozita për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës, apo jo?

Apo keni frikë nga Peter Stano, i cili thotë se duhet pyetur serbin për çdo hap që qeveria e Republikës së Kosovës e merr në veriun e Kosovës.

Opozitë, deklarohuni dhe koncentrohuni: a jeni për hapjen e urës së Ibrit dhe shtrirjen e ligjshmërisë duke larguar strukturat ilegale nga çdo cep i Kosovës?

Shprehu opozitë, PO ose JO!/Arbresh.info/

Të ngjashme