Djegia e shtëpisë në Llaushë, Nura thotë se Komuna do t’i mbuloj shpenzimet e qirasë

20:47 | 7 Gusht 2024
E.G

Kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura ka vizituar familjen Shatri nga fshati Llaushë e Skënderajt, shtëpia e të cilëve ditë më parë ishte djegur e gjitha.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Nura ka njoftuar se arsyet e djegies së shtëpisë ende janë të panjohura, derisa thotë se nuk ka pasur asnjë të lënduar nga ky rast.

Ai ka theksuar se si komunë do të ndërmarrin veprime për t’i mbuluar shpenzimet e qirasë për banim të përkohëshëm të familjes Shatri.

“Si Komunë kemi ndërmarrë veprimet e menjëhershme për të mbuluar shpenzimet e qirasë për banim të përkohëshëm, derisa të bëhet i mundshëm kthimi në shtëpinë e re”, ka shkruar Nura./Arbresh.info/

 

Të ngjashme