Gazetari serb Radomir Dimiq, ka thënë se në emër të perspektivës multi-etnike evropiane të Kosovës e ka konsideruar se ideja për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë është e mirë për integrimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve nga të dyja anët.
“Prandaj akuzat e Beogradit që me hapjen e urës së Ibrit kryeministri i Kosovës dëshiron të nxisë luftë, janë tërësisht të pabaza dhe të papranueshme. Është e papranueshme që në këtë mënyrë të nxitet panik dhe frikë te qytetarët në veri të Kosovës, për të cilët Qeveria e Kosovës ka pasur mirëkuptim që për më shumë se dy dekada të mos e paguajnë rrymën, ujin dhe detyrimet tjera”, ka thënë Dimiq.
Ai tutje, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos bien pre e propagandës së pandalur të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
“Të mos jetojnë në iluzion që veriu i Kosovës, përmes Asociacionit, do ta fitojë edhe një Republikë Serbe. Në këtë kontekst protestat e sotme të Listës Serbe, Lista dhe disa partive tjera, minore, politike nga veriu i Kosovës, qytetarët duhet ta kuptojnë se e tëra është punë e Milan Radoiçiqit i cili dëshiron të provokojë reagim të Qeverisë së Kosovës dhe të krijojë kaos i cili është parë aq shumë here”, ka thënë Dimiq në reagimin e tij./rtk/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...