Dita kur do të hapet ura e Ibrit për qarkullimin e automjeteve është jo shumë larg.
Kështu të paktën ka deklaruar në “FIVE” deputeti i partisë në pushtet, Enver Dugolli, i cili theksoi se hapja e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve është e afërt.
Kjo deklaratë e deputetit të Vetëvendosjes vjen pavarësisht kërkesave nga SHBA-ja, QUINT-i dhe Bashkimi Evropian për të mos ndërmarrë veprime të njëanshme mbi këtë urë.
Dugolli thënë se hapja do të bëhet pas rezultateve të matjeve të stabilitetit, që u bën gjatë së martës (dje), teksa thekson se tani është momenti i duhur për hapjen e saj, pasi rrethanat që kanë rënduar situatën e sigurisë kanë pushuar së ekzistuari.
“Ura është simbol i bashkimit, i afërmit të dy skajeve, pra është një objekt deri tani padrejtësisht është shndërruar në një pengesë e komunikimit, të lëvizjes së lirë të qytetarëve e të automjeteve. Tani i ka ardh koha, është moment i duhur, i volitshëm që edhe ajo të hapet dhe të jetë e qasshme.
E kam fjalën moment i volitshëm, se kanë pushuar së ekzistuari rrethanat që kanë rënduar situatën e sigurisë. Pra tani kemi një situatë krejtësisht tjetër, një situa ku ka thirrje dhe zëra edhe nga serbët që kjo urë të jetë e qasshme në funksion të lëvizjes së lirë… Është e pakuptim që kjo urë që mu në mes të qytet të jetë e bllokuar ende pas shumë kohësh.
… Ne po presim edhe rezultatet e matjes së gjendjes faktike, pasi e dimë që ka qenë e bllokuar dhe nuk ka qenë në funksion të asaj të është hapur, rezultatet e sigurisë fizike të urës më pastaj me siguri që do të jetë jo shumë lar ajo ditë që do të lëviznin lirshëm edhe automjetet. Nuk është që ne po e bëjmë kundër dikujt, përkundrazi po tentojmë që ura të jetë simbol i normalizim dhe bashkimit”, ka thënë Dugolli.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...