Real Madridi e ka mbyllur turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me fitore.
Carlo Ancelotti ka mbetur i kënaqur me turneun në SHBA, pasi Los Blancos mposhtën Chelsean me rezultat 2-1.
Trajneri italian ka thënë se tani gjithë fokusi i tyre është te Superkupa e Evropës që e luajnë javën e ardhahme ndaj Atalantës.
“Kemi luajtur me një ritëm të mirë dhe ide të qarta, por tani mendojmë për Superkupën”
“Më 9 gusht, do të nisim të gjithë se bashku të përgatisim ndeshjen me Atalantën, por puna deri tani ka qenë e mirë, me të rinjtë që kanë dhënë kontributin e tij për skuadrën. Për ata ka qenë një eksperiencë e bukur”, deklaroi trajneri italian.
Realit tani do t’i bashkohen edhe yjet e tjerë si Kylian Mbappe apo Jude Bellingham.
“Preferuam të evitojmë rreziqet pasi gjëja më e rëndësishme është të arrijmë në formë të mirë për ndeshjen e Superkupës. Lojtarët e tjerë treguan një gjendje të mirë, janë gati për ta përgatitur si duhet ndeshjen me Atalantën”.
“Të shohim si do të kthehen lojtarët e tjerë, shpresoj të jenë në gjendje të mirë nëse kanë punuar mjaftueshëm në shtëpi. Nëse jo do të qëndrojnë të gjithë në stol”, tha Ancelotti. /Telegrafi/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga