Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar janë shpronësuar 4,730 hektarë për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat do t’i shërbejnë funksionalitetit operacional të ushtrisë.
“Për të garantuar që Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbulueshmërinë e duhur territoriale strategjike të kryej misionin e saj të parë kushtetues për mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës gjatë këtij katërvjeçari për nevojat e FSK-së janë shpronësuar 4730 hektarë, destinimi i të cilave pronave do t’i shërbej funksionalitetit operacional të ushtrisë sonë”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Arbresh.info.
Po ashtu, ministri theksoi se janë shpronësuar 4530 hektarë në Babaj të Bokës, investimi në të cilat prona krijoi kushtet e nevojshme për zhvillimin e ushtrimit fushor më të madh ndërkombëtar Defender Europe ’23, me Kosovën për herë të parë si shtet mikpritës.
“Shpronësuam 158 hektarë të ish-Aeroportit të Gjakovës dhe 31 hektarë të kampit Kasablanka në mënyrë që ushtarët tanë të kenë të gjitha hapësirat e nevojshme logjistike për zhvillimin e trajnimeve përderisa po përgatiten në vazhdimësi për të filluar e përmbushur fazën e tretë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit”, shtoi Maqedonci.
Mes tjerash, me vendim të Qeverisë, FSK ka marr në shfrytëzim dhe 48 hektarë të ish-Aeroportit të Dumoshit dhe 30 hektarë të kazermës ushtarake në Llukar.
“Përgatitja fizike, mbështetja logjistike me sistemet më moderne të armatimit bëjnë që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë e ndërveprushme me ushtritë e shteteve aleate të NATO-s, pjesë e së cilës aleance synojmë të bëhemi”, tha në fund ministri Maqedonci./Arbresh.info
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...