I shoqëruar nga ministra e zëvendësministra, deputetë të Kuvendit dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve të familjes Lleshi në fshatin Vraniq të Komunës së Gjakovës, në 26-vjetorin e rënies heroike të Kolë dhe Mark Leshit.
“Jemi këtu për të bërë homazhe, për të nderuar, për të kujtuar dhe përkujtuar veprën heroike të dëshmorëve të kësaj familje, e cila bëri krejt çfarë mundi e diti dhe dha krejt çfarë pati për çlirimin e vendit tonë dhe për pavarësi e për bashkim”, u shpreh kryeministri.
Ai shprehu mirënjohjen e tij të thellë, falënderimin e pamasë për këtë vetëmohim, flijim e sakrificë, të familjes Lleshi, që katër dëshmorë i ka nga lufta e fundit, por edhe në luftat e mëhershme, gjithmonë ka pasur bijë e bija, të cilët me armë në dorë i kanë mbrojtur trojet e tyre stërgjyshore.
Prononcimi i plotë i Kryeministrit Kurti:
Jemi këtu bashkë me ministrat Rozeta Hajdarin, Ejup Maqedoncin dhe me zëvendësministrat, Vigan Qorrollin, Mevludin Sinanin dhe aktivistë nga Lëvizja e kolegë nga Qeveria e Kuvendi, për të bërë homazhe, për të nderuar, për të kujtuar dhe përkujtuar veprën heroike të dëshmorëve të kësaj familje, e cila bëri krejt çfarë mundi e diti dhe dha krejt çfarë pati për çlirimin e vendit tonë dhe për pavarësi e për bashkim.
Sot, jemi këtu për një ditë të veçantë, sepse është 26-vjetori i rënies heroike të Kolës dhe të Markut, andaj edhe vendosëm lule të freskëta e bëmë nderime tek varri i tyre, para së cilës është kjo përmendore e respektuar, me katër shtylla, që simbolizojnë katër dëshmorët e familjes Lleshi e që mbajnë sipër kulmin, sepse kulmi është kulmi i shtëpisë së popullit, që do të thotë i shtetit të Kosovës, që na ruan e na mbron të gjithëve porsi një familje.
Edhe njëherë shpreh mirënjohjen time të thellë, falënderimin e pamasë për këtë vetëmohim, flijim e sakrificë, të familjes Lleshi, që katër dëshmorë i ka nga lufta e fundit, por edhe në luftat e mëhershme, gjithmonë ka pasur bijë e bija, të cilët me armë në dorë i kanë mbrojtur trojet e tyre stërgjyshore./Arbresh.info
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?