Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkuar për vizitë në QKUK, përkatësisht në Kirurgjinë Torakale, ku është duke u trajtuar gruaja e plagosur dje në Fushë-Kosovë, nga bashkëshorti i saj.
Haxhiu është takuar me drejtorin e kësaj klinike, Nazmi Kolgeci, i cili ka bërë të ditur pacientja është operuar si pasojë e plagëve të marra dhe se ajo po qëndron në këtë klinikë për trajtim.Një ditë më herët, ajo ka kritikuar sistemin e drejtësisë se duke lënë të lirë të dyshuar për dhunë në familje po stimulojnë rastet si ky.
Sipas Haxhiut i dyshuari sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij.
“Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori”.“Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve”, ka theksuar ministrja.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për plagosjen e gruas, njëri prej të cilëve është burri i saj./eo
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?