Google ADS

Shefi i OSBE-së: Mbyllja e degëve postare në veri dhe hapja e urës nenvizojnë urgjencën e kthimit në dialog

12:48 | 7 Gusht 2024
E.H

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas mbylljes së nëntë zyrave të Postes së Serbisë në Kosovë dhe propozimeve për hapjen e Urës së Ibrit.

Me anë të një postimi në X, Davenport theksoi urgjencën e kthimit në dialog, sepse sipas tij, këto çështje duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE-ja.

“Ngjarjet e fundit – mbyllja e zyrave postare në komunat veriore dhe propozimet për hapjen e urës në Mitrovicë për trafik – kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog. Të dyja këto çështje duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE”, shkroi Davenport.

“Ky dialog duhet të jetë i fokusuar në përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë dhe rritjen e perspektivës për të rinjtë nga të gjitha komunitetet për të jetuar, punuar dhe për t’i rritur familjes e tyre në Kosovë”, shtoi ai.

Ndryshe, mbylljen e Postave të Serbisë në veri dhe hapjen e Urës së Ibrit e kanë kundërshtuar ShBA-të dhe BE.

Ndërsa sot në veri të vendit është mbajtur një protestë nga serbët të cilët po e kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit./Arbresh.info

Lexo edhe:

Protestojnë serbët sot në veri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme