Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, lëndohet një grua

10:50 | 7 Gusht 2024
A B

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Pogradec.

Nga raportimet e para, thuhet se është lënduar një grua, e cila po transportohet drejt spitalit të qytetit.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët ndërsa ndodhet edhe policia për zbardhjen e rrethanave./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme