Google ADS

137 aksidente brenda një dite në Kosovë, policia shqiptoi mbi 2300 gjoba

10:49 | 7 Gusht 2024
E.H

137 aksidente janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në vend, raporton Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se 105 aksidente janë me dëme materiale ndërsa 32 aksidente janë me të lënduar.

Po ashtu, policia brenda një ditë ka shqiptuar 2 mijë e 324 tiketa për shkelësit e trafikut.

Ndërsa janë arrestuar 24 persona, 14 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme