Google ADS

Kapet me kokainë dhe municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

10:19 | 7 Gusht 2024
E.K

Një 31-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë këtë të mërkurë në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, të riut i janë gjetur dhe sekuestruar sasi kokaine dhe municion luftarak.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe municion luftarak.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme