Google ADS

Digjet një shtëpi në Llaushë të Skenderajt

10:15 | 7 Gusht 2024
E.H

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Llaushë të Skenderajt, në rrethana ende të panjohura, raporton Policia e Kosovës.

Nga ky rast nuk ka të lënduar ndërsa zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.

“Fsh. Llaushë, Skenderaj / 05.08.2024 – 22:10. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa të lënduar nuk ka. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme