Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e një gruaje në Bresje të Fushë Kosovës nga bashkëshorti i saj të martën.
Sipas raportit 24 orësh, policia bënë të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, njëri nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri dhe tjetri nën dyshimin se ka larguar armën nga vendi i ngjarjes, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, viktima është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Fushë Kosovë / 06.08.2024 – 07:33. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë njëri nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës kosovare, ndërsa i dyshuar tjetër pas dyshimeve se ka marrë armën e cila është përdorur, për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Lexo edhe:
Plagoset me armë zjarri një grua në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari
“Vetëm këto 2 operacione kam kryer…”, Bora Zemani e sq...
Ngjarja tragjike në Badoc, Tahiri :Në këto momente të rënda ...
MINT nesër lanson skemën e granteve për inovacion
“Ask Photos”, funksioni me Al i Google që përdor fotot tuaja...
Kina dhe Koreja e Veriut zotohen për thellimin e bashkëpunim...
Aksident në Carralevë, lëndohen dy persona