Google ADS

Përfshihet nga flakët gjatë natës makina në Elbasan

08:19 | 7 Gusht 2024
R J

Një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së kaluar rreth orës 12.45 në rreth-rrotullimin e postës.

Mjeti që ka shpërthyer në flakë. Drejtuesi ka arritur të largohet dhe të shpëtojë pa dëmtime, ndërsa mjeti është shkrumbuar tërësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit që kanë bërë të mundur fikjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaku. Por aktualisht dyshohet një difekt në sistemin elektrik të mjetit./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme