Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura vjen me dy projekte shumë të rëndësishme në lidhje me studimin, përmirësimin, mirëmbajtjen dhe markimin e shtigjeve.
Me anë të një postimi në Facebook, bëri të dituri detaje nga këto dy projekte, shrkuan Arbresh.info.
“I pari për shtegun “Theth-Valbonë”, ndër më të frekuentuarit në parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” me një gjatësi rreth 15 kilometra, ku do të krijohen mundësi të reja për përshkimin sa më cilësor të shtegut, do të rritet siguria përmes markimit të shtegut të verës e të dimrit, do të krijohen pika panoramike si kubi që sheh nga Lugina e Thethit dhe sigurisht sinjalistika përkatëse”, ka shkruar ai.
“E po ashtu një punë e konsiderueshme do të bëhet edhe në shtegun prej 7 kilometra i quajtur “Ish Rezervat – Liqeni i Bovillës”, shumë pranë Tiranës e që frekuentohet gjatë gjithë vitit, ku do të krijohen ballkone panoramike, pikë informimi, shtim i sinjalistikës dhe markimi përkatës për të ofruar orientim dhe eksperiencë sa më cilësore për vizitorët”, ka shkruar mes të tjerash kryeministri Rama./Arbresh.info/
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns