Aktivistët e klimës pushtojnë dhe vandalizojnë shtëpinë e Messit

17:35 | 6 Gusht 2024
KRG

Një grup ambientalistësh sulmuan vilën luksoze të Lionel Messit në Ibiza. Ambientalistët shkaktuan dëme të mëdha në shtëpinë e argjentinasit duke e lyer me bojë, me këta të fundit që theksojnë edhe se edhe sulmuesi është një nga kontibutorët në krizën klimatike, për shkak se nuk është një nga ata që kujdeset për ambientin. Aq më tepër ata pretendojnë se vila e Messit është një ndërtim pa leje dhe që për më tepër është paguar për 11 milionë euro.

Në një komunikatë të tyrën në rrjetet sociale, grupi i ambientalistëve theksoi se të pasurit duhen sulmuar për të shpëtuar kështu planetin tokë.

“Ndihmoni planetin, “hani” të pasurit. Kemi lyer vilën ilegale të Messit në Ibiza. Rezidenca është një ndërtim pa leje që futbollisti e ka blerë për shumën e tepruar prej 11 milionë eurosh. Ndërkohë që kjo po ndodh, vetëm në Balearik kanë vdekur njerëz si pasojë e drejtpërdrejtë e valës së të nxehtit.

1% më i pasur i popullsisë është përgjegjëse për të njëjtën sasi të emetimeve të karbonit. Kjo është e mundur vetëm falë mbështetjes nga autoritetet publike të një sistemi ekonomiko-social që kërcënon jetën. Le t’i trajtojmë problemet në rrënjë. Ne kemi nevojë për ndryshime rrënjësore sistematike për të trajtuar krizën klimatike”, shkruhej në reagimin e grupit ambientalist.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme