Inspektorati Qendror i Punës hap zyrën në Komunën e Zveçanit

17:04 | 6 Gusht 2024
E.G

Inspektorati Qendror i Punës ka filluar me hapjen e zyrave në katër komunat veriore për të siguruar respektimin e të drejtave të punëtorëve në këto komuna.

Lidhur me këtë, Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna si dhe Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi nënshkruan marrëveshje së bashku me Kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci për hapjen e zyrës së Inspektoratit Qendror të Punës në këtë komunë, përcjell Arbresh.info.

Ndërsa, pritet që së shpejti Zyra e Inspektoratit Qendror të Punës të hapet edhe në komunën e Mitrovicës së Veriut.

“Vlen të theksohet që masa për punësim në katër komunat veriore mbetet e hapur dhe së bashku me mbështetjen në punësim, tashmë edhe kushtet e punës së punëtorëve do të monitorohen nga afër.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/

Të ngjashme