Policia e Kosovës ka sekuestruar thika, shufra si dhe substanca narkotike gjatë kontrollit rutinë në Mitrovicë dhe në Vushtrri.
Sipas njoftimit, ndaj personave të dyshuar si dhe gjësendeve të sekuestruara do të procedohet sipas proceduarve të parapara ligjore, shkruan Arbresh.info.
“Përkundër angazhimeve specifike Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, në fokus të parandalimit dhe ofrimit te sigurisë në vazhdimësi është duke i mbështetur njësitet dhe sektorët e ndryshëm që po rezulton me efikasitet si në fushën e parandalimit ashtu edhe në atë të reagimit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Njësitet policore gjatë kontrolleve rutinë në Mitrovicë dhe Vushtrri tek personat e kontrolluar kanë gjetur në posedim dhe kanë sekuestruar gjësende të kundërligjshme: thika, shufra si dhe substanca narkotike. Ndaj personave të dyshuar si dhe gjësendeve të sekuestruara do të procedohet sipas proceduarve të parapara ligjore dhe kontrolle të tilla do vazhdojnë edhe ditëve ne vijim.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Gjumi i thellë, Driloni tregon një rast si e kishte sulmuar ...
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike