Pacolli jep këshilla për ata që papritur kanë arritur në pozita të larta: Qëndroni me këmbë në tokë

15:30 | 6 Gusht 2024
E.K

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë një këshillë të vlefshme për ata që ndodhen në pozita të larta.

Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli ka theksuar se jeta e ka mësuar atë se asgjë nuk është e përhershme dhe se realisht nuk jemi posedues të vërtetë të asaj që kemi.

“Jeta më ka mësuar se krejt ajo që kemi realisht nuk jemi poseduesit real, andaj një këshillë për ata që papritur kanë fluturuar në pozita të larta, së pari siç thuhet duhet të mësojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë. Të sillen me rregulla e me modesti’, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme