Google ADS

Gjendet kokainë me vlerë një milion dollarë në plazhin e Floridës pas stuhisë

14:50 | 6 Gusht 2024
R J

Pako me kokainë me vlerë një milion dollarë janë gjetur pas stuhisë në një plazh në Florida, sipas një njoftimi të autoriteteve. Patrulla Kufitare e SHBA-së tha se pakot u gjetën nga një qytetar, i cili më pas kontaktoi autoritetet.

Pas goditjes së stuhisë Debby, në plazh u gjetën gjithsej 32 pako droge me vlerë mbi një milion dollarë. Patrulla Kufitare nuk ka zbuluar vendndodhjen e saktë të paketës, por ka shpërndarë foto të pakove, me një trekëndësh të kuq në etiketë.

Droga shpërndahet shpesh në plazhet jugore të Floridës dhe ujërat përreth, ndërsa kontrabandistët trafikojnë substanca nga Amerika e Jugut./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme