Analisti politik, Shenoll Muharremi ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk mund të komentoj në detaje çdo deklaratë të individëve apo politikanëve.
Këto komente të Muharremit vijnë pas reagimit të Osmanit ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoscki të hënën në një konferencë të përbashkët për media.
Sipas Muharremit, është shumë e vështirë me qenë grua në një ambient politik toksik në Ballkan.
“Presidentja duhet me u qetësu (cool down) pak. Në një ambient politik toksik në Ballkan është shumë vështirë me qenë grua dhe në politikë. E kur nuk ke parti e përkrahje, edhe më vështirë është, kuptohet. Por nuk mundet presidentja e vendit me komentu secilin detaj e dekleratë të individëve dhe politikanëve. As stafi i saj (apo nëse ajo vet e ka shkruar) nuk duhet me quajt një lider të opozitës rusofil. Ka shumë veprime kohën e fundit që sugjerojnë që Presidentja është e tensionuar dhe duhet të ftohet dhe ristartoj sistemin përsëri. Pushime, deti, ndoshta?”, ka shkruar Muharremi në llogarinë e tij në Facebook.
Po ashtu, Muharremi u shpreh se Osmani ka pasur një karrierë të mirë politike ndërsa theksoi se Presidentja duhet të ndërtoj të ardhmen me më shumë durim, kuptueshmëri dhe reagime që nuk i përkasin nivelit të saj.
“Ndoshta është normal me qenë tens para zgjedhjeve me shumë pasiguri përpara dhe kur janë përdorur dhe harxhuar shumica e opocioneve politike, disa dy herë.. Megjithatë, ajo ka pasur një karrierë të mirë politike, mbase më të mirë se gjithkush tjerët. Presidente aq e re, ka luftuar dhe pasur besime orgjinale brenda LDK dhe ka pasur guxim me bë aleancë me LVV dhe me i fitu zgjedhje, e votuar masovikisht. Të gjitha këto mjaftojnë me qenë pozitive, e përmbushur dhe më e matur. Jeta deri tani i ka sjellur shumë të mirë, Kosova i ka japur shumë gjithashtu. Ajo ka ende rol, se ne nuk kemi mundësi me humbë profilet si ajo me gjithë këtë eksperiencë të akumuluar. Por e gjithë kjo, e ardhmja, duhet të ndërtohet pozitivisht.. me më shumë durim dhe kuptueshmëri. Pa negativitet, pa reagime që nuk i përkasin nivelit të saj. Me qetësi”, ka thënë Muharremi./Arbresh.info
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...