Google ADS

Greva e minatorëve, FSSHK kërkon nga qeveria dhe menaxhmeti i Trepçës të gjendjet një zgjedhje

11:08 | 6 Gusht 2024
E.H

Delegacioni i Federatës e sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës bashkë me dy nënkryetarët dhe përfaqësuesen e Regjionit Sindikal të Mitrovicës kanë takuar dje Këshillin Grevist të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës.

Gjatë takimit ata u njoftuan me gjendjen e përgjithshme të grevistëve pas 27 ditëve në grevë, të cilëve FSSHK ju ofroi ndihmë dhe mbështetje morale, duke i përkrahur kërkesat dhe veprimet e tyre.

“Për FSSHK është e papranueshme dhe e patolerueshme situata me kushtet e punës së Minatorëve, me mjetet themelore të punës me afat të skaduar dhe pa pajisje personale adekuate për punë. E drejta në pagë është e garantuar me Kushtetutë dhe Ligjin e Punës, mos pagesa e Minatorëve për dy muaj rresht nuk ka asnjë justifikim, përpos mungesë e menaxhimit dhe funsksionimit nga ana e menaxhmentit të Trepçës”, thuhet në njoftim.

FSSHK kërkon nga Qeveria dhe menaxhmenti i Trepçës që të gjinden një zgjidhje afatgjate për daljen nga kriza në mënyrë që minatorët të kthehen në vendin e punës të qetë dhe pa brenga.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme