Google ADS

Konfiskohen tri qese substancë narkotike në Ferizaj, arrestohet një person

09:54 | 6 Gusht 2024
A B

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi ka hedhur nga dritarja një qese me substancë narkotike.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur tri qese me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 8.2 gram, një grinder, një thikë, ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar edhe 15 euro dhe telefoni

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka hedhur nga dritarja qese me substancë narkotike. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar; tre qese me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 8.2 gram, një grinder, një thikë, ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar edhe 15€ dhe telefoni. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme