Plagoset me armë zjarri një grua në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

08:37 | 6 Gusht 2024
E.H

Një grua është plagosur sot me armë zjarri në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa është arrestuar një person i dyshuar.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme