Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe armëmbajtje pa leje në Kaçanik.
Policia e stacionit në Kaçanik me datën 05.08.2024 rreth orës 21:20 ka pranuar një informacion se në fshatin Kovaçec të Kaçanikut, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit.
Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin: S.S ( M/K) i moshës 30 vjeçar, tek i cili është gjetur arma, me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë) dhe sasia e municionit.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Armëmbajtje pa leje”
“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë”, njofton Policia e Kosovës.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...