Këngëtarja Dafina Zeqiri vetëm pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Dumlla Dumlla” në bashkëpunim me Dystinct.
Kjo këngë u mirëprit nga publiku dhe vetëm për nëntë ditë mblodhi mbi katër milionë klikime në YouTube.
Por, një pjesë tjetër nuk e pëlqyen atë për shkak të mënyrës se si këndoi Zeqiri.
Ajo u shfaq në një zhanër tjetër dhe lirshëm mund të thuhet në atë ‘tallava’.
Bukuroshja ka bërë një reagim në rrjete sociale duke iu përgjigjur të gjithë atyre që e kritikuan.
“Krejt zhanret e muzikës i punoj i këndoj prej zemrës. Një zhanër mund të kem për qejfi a vetëm të gënjej nëse tham që ku e dëgjoj ndonjë këngë komerciale në diskotekë nuk më lëvizin krahët”, u shpreh ajo.
E njëjta theksoi: “I dua të gjitha dhe do të krijoj me kënaqësi muzikë në çdo zhanër”. /Telegrafi/
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e...
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje të mbetur në t...
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Një raketë e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, duke plagos...
Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjerma...
Debat i ashpër mes Xuxit, Gresës e Rovenës për Gjestin dhe X...